5 klubet që kanë shprehur interesim për Buffonin

E ardhmja e portierit të Juventusit, Gianluigi Buffon, do të vendoset pas përfundimit të sezonit dhe thuhet se ka pesë destinacione të mundshme për veteranin.

Sport

27/04/2021 16:53

Portieri i Bianconerëve ka mbushur 43 vjeç dhe së fundmi njoftoi se ai ka hapur një Akademi të Futbollit për portierët e rinj, përcjell lajmi.net.

Tuttosport raporton se është e vështirë që Buffon të qëndrojë në Allianz Stadium, por ish-reprezentuesi i Italisë nuk duket i gatshëm të pensionohet.

Buffon dëshiron të luajë si titullar akoma dhe forma e tij këtë sezon me Juventusin po dëshmon që një gjë e tillë është e mundur.

Olympiacos, Eintracht Frankfurt, Sporting Lisbon, Galatasaray dhe Dynamo Kiev thuhet se janë të interesuar.

Finalja e Coppa Italia kundër Atalanta më 19 maj do të jetë paraqitja e fundit e Buffon për Bianconerët./Lajmi.net/