Kanë pikë të barabarta, ja arsyeja pse Napoli është para Juventusit në renditjen tabelore

Napoli ka arritur të del para Juventusit në pozitën e katër, pavarësisht që kanë pikë të barabarta, nga 66.

Sport

26/04/2021 21:21

Gara për të siguruar pozitat që dërgojnë në garat evropiane është shumë e madhe me disa klube që duan të përfundojnë në top katër, transmeton lajmi.net.

Fitorja e Napolit 2 – 0 ndaj Torinos i ka lejuar ata të tejkalojnë Juventusin në pozitën e katërt me nga 66 pikë.

Në Seria A, faktori kryesor nëse kanë pikë të barabarta, janë ndeshjet mes tyre.

Në këtë çështje, Napoli ka fituar 1-0 në shtëpi dhe humbur 2 – 1 si mysafirë. Pra nëse i kalkulojmë dhe që golat si mysafirë kanë përparësi, dy skuadrat kanë nga tri pikë, të shënuara dy gola dhe pranuara dy.

Pas kësaj, faktori tjetër është diferenca në gola, aty ku Napoli gjithashtu qëndron më mirë.

“Napolitanët” kanë diferencën në gola +36 (të shënuara 73 dhe pranuar 37), derisa Juventus ka diferencën në gola +35 (të shënuara 65 dhe pranuara 30).

Kanë mbetur edhe pesë ndeshje derisa të përfundojë sezoni dhe mbetet të shihet cilat do jenë tri skuadrat që do t’i bashkohen Interit për të siguruar Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/