Guardiola: Garcia është nder lojtarët e mi të preferuar, mendoj se do transferohet te Barcelona

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka bërë të ditur se mbrojtësi Eric Garcia do t'i bashkohet Barcelonës.

Sport

25/04/2021 21:06

Garcia që nuk ka luajtur fare këtë edicion ka refuzuar rinovimin me Cityn, ndërsa do t’i bashkohet katalunasve si agjent i lirë gjatë verës, përcjellë lajmi.net.

Guardiola gjithashtu ka konfirmuar që Garcia do transferohet te gjiganti spanjoll.

“Eric Garcia është nder lojtarët e mi të preferuar, do të doja të kisha 15 Eric Garcias. Nuk ishte në stol sepse mendoj se do transferohet te Barcelona”, tha ai.

City sonte (e diele) fitoi trofeun e parë këtë edicion, atë të Kupës së Anglisë duke mposhtur Tottenhamin në finale me rezultat minimal 1 – 0./Lajmi.net/