Takoi 35 gra në të njëjtën kohë dhe i gënjeu se e ka ditëlindjen për të marrë dhurata, burri arrestohet për mashtrim

Një burrë në Japoni është arrestuar i cili dyshohet se mashtroi 35 gra në të njëjtën kohë si dhe mori dhurata dhe kartolina nga të gjitha ato.

Bota

24/04/2021 17:53

Takashi Miyagawa, iu kishte thënë secilës prej grave që kishte dalë në takim, që e kishte ditëlindjen, duke pranuar kështu dhurata, edhe pse ditëlindja e vërtetë e tij është më 13 nëntor, shkruan Daily Mail.

39-vjeçari u arrestua si i dyshuar për mashtrim, sepse i njëjti pretendonte se ishte serioz në lidhje me marrëdhëniet që kishte me to.

Gratë e kanë akuzuar Miyagawa-n se i ka mashtruar ato për dhuratat e ditëlindjes në vlerë prej 665 funtesh, përfshirë rroba dhe para.Reklamë