Ruben Dias: Çdo ndeshje është finale për Man City

Mbrojtësi i Manchester City, Ruben Dias, thotë se ndeshja finale në Carabao Cup me Tottenahm do të jetë vetëm njëra nga disa finalet e klubit para fundit të sezonit.

Sport

24/04/2021 11:04

‘Citizens’ mund të fitojnë titullin e tyre të parë këtë sezon, nëse fitojnë nesër ndaj Tottenham në finale të Carabao Cup, tranmseton lajmi.net.

Një ditë përpara kësaj ndeshje, Ruben Dias ka thënë se Man City po lufton për të fituar gjithë trofetë në të cilat janë në garë.

“Sigurisht që nuk jemi të lumtur me eliminimin nga FA CUP në gjysëmfinale, por nganjëherë ju duhet thjesht të qëndroni i fortë dhe të vazhdoni përpara”.

“Ne jemi akoma në garë për të fituar 3 trofe dhe çdo ndeshje përpara është një finale në veti. Qëllimi ynë është vetëm të fitojmë, të gjitha ndeshjet dhe të gjitha trofetë”.

Man City do të luajë në gjysëmfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain më 28 prill./Lajmi.net/