ZYRTARE: Hazard dhe Carvajal rikthehen ndaj Betisit, ndërsa mungon Kroos

Real Madridi ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar ndaj Real Betisit për duelin e xhiros së 32-të të La Ligas.

Sport

23/04/2021 16:12

Real Madrid ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar në ndeshjen ndaj Real Betisit, shkruan lajmi.net.

Risi në këtë takim është se Eden Hazard është i gatshëm për lojë, ndërsa Toni Kroos, Fede Valverde dhe Ferland Mendy mungojnë në këtë ndeshje.

Edhe Lucas Vazquez do të mungojë shkaku i lëndimit.

Edhe Rodrygo do të jetë i gatshëm për këtë takim, ndërsa në mbrojtje risi është edhe rikthimi i Daniel Carvajal, edhe pse vështirë është të paraqitet pas mungesës së gjatë nga lëndimi.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar të Real Madridit ndaj Real Betisit./Lajmi.net/