Pirlo i dërgon një paralajmërim Ronaldos pas pozicionimit të tij në goditjet e lira
Cristiano Ronaldo nuk ka gjasa të përfshihet në murin e goditjeve të lira të kundërshtarëve, pas gabimit të tij në fitoren e Juventusit kundër Parmas me rezultat 3-1.
Sport
Juan Cuadrado ishte i shtrirë në tokë për të mbuluar goditjen, mirëpo Ronaldo prapë se prapë nuk kërceu dhe madje mbuloi fytyrën e tij, transmeton lajmi.net.
Andrea Pirlo pas këtij gabimi, kishte këto fjalë: “Fatkeqësisht këto gjëra ndodhin, ne do të vlerësojmë se çfarë të bëjmë në ndeshjet e ardhshme dhe nëse do ta vendosim atë në mur”.
Ronaldo bëri një gabim të ngjashëm në eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve kundër Portos muajin e kaluar kur nga goditja e lirë e ulët e Sergio Oliveira kaloi nëpër këmbën e Ronaldos dhe përfundoi në gol./Lajmi.net/