Barcelona me dy gola të shpejtë, shënon sërish Messi

Barcelona ka marrë avantazhin ndaj Getafes.

Sport

22/04/2021 22:37

Ishte Messi i cili shënoi golin e parë për Barcelonën në këtë takim në min (8’), shkruan lajmi.net.

Por, Getafe nuk ka qëndruar duarkryq dhe arritën të rrezikojnë menjëherë portën e Ter Stegen.

Ishte futbollisti Lenglet i cili shënoi në min (12’), pas një harkimi nga Cucurella.

Por, në min (28′) pas një presioni të Barcelonës, mbrojtësi, Chakla pasoi topin për portierin Soria, i cili kishte dalë nga porta dhe shënoi autogol.

Messi shënoi golin e dytë personal në këtë takim, argjentinasi realizoi në min (34′) për të shënuar golin e tij të 25-të këtë sezon.

Rezultati momental, Barcelona 3-1 Getafe./Lajmi.net/