Ylli i Bayern Munich reagon për rënien e Schalkes nga Bundesliga
Ylli i Bayern Munchen, Leroy Sane ka reaguar ndaj konfirmimit të rënies së Schalke në nivelin e dytë të futbollit gjerman.
Sport
Sane ka përfaqësuar Schalken në vitet e tij të hershme të karrierës, prej nga edhe u bë i njohur emrin i tij, njofton lajmi.net.
Së fundmi, ai ka reaguar duke postuar një foto në llogarinë e tij zyrtare në twittter mbi rënien e Schalkes nga Bundesliga.
“Gluck auf”, shkroi 25 vjeçari në llogarinë e tij zyrtare të Twitterit.
E kjo është shprehje, e cila është e përdorur zakonisht nga minatorët gjermanë, por është adoptuar disi nga tifozët e Schalkes./Lajmi.net/
Glück auf, @s04 ?? pic.twitter.com/PEARyaSjqU
— Leroy Sané (@leroy_sane) April 21, 2021