Mustafi dhe Kolasniac shihen duke vrapuar, tifozët hedhin vezë drejtë tyre

Pas rënies nga Bundesliga, lojtarët e klubit të Schalkes janë parë duke ikur nga tifozët e tyre, pasi këta të fundit i kanë goditur me vezë.

Sport

21/04/2021 19:21

Humbja e së martës, 1-0, ndaj Arminia Bielefeld vetëm se konfirmoi rënien e Schalkes nga Bundesliga, ku ata humbën plotë 21 ndeshje akoma pa përfunduar liga, transmeton lajmi.net.

Shkodran Mustafi dhe Sead Kolasinac janë parë duke vrapuar, pasi tifozët kanë hedhur vezë ndaj tyre.

“Sapo ekipi arriti dhe zbriti nga autobusi kishte protesta të ashpra. Vezët u hodhën te lojtarët, të cilët gjithashtu u sulmuan verbalisht”, konfirmoi policia gjermane në një deklaratë.

“Klubi dënon me forcë këtë sjellje dhe qëndron prapa stafit tonë. Një hetim mbi incidentin tashmë është duke u zhvilluar”, ka njoftuar Schalke.

“FC Schalke 04 nuk do të japë asnjë koment tjetër mbi këtë çështje derisa të rregullohen gjërat”, është shkruar në komunikatën zyrtare të klubit./Lajmi.net/