Pas 30 viteve, Schalke bie në Ligën e Dytë të Bundesligës
Rënia e pashmangshme e Schalke 04 nga Bundesliga u konfirmua pasi ata tanimë është konfirmuar se do të jenë pjesë e Ligës së Dytë, duke humbur 1-0 ndaj Arminia Bielefeld.
Sport
Fabian Klos shënoi golin e vetëm dhe atë të tre pikëve në minutën e 50-të, për të humbur më pas edhe një penallti, transmeton lajmi.net.
Schalke është e renditur në vendin e fundit me vetëm 13 pikë pas 30 ndeshjeve të zhvilluara.
Bielefeld, ndërkohë, poziocionet në vendin e 14-të, pasi ka luajtur dy ndeshje më shumë se Mainz dhe Hertha BSC, të cilët renditen përkatësisht të 15-të dhe të 16-të.
Kjo do të jetë hera e parë që Schalke do të luajë në Ligën e Dytë të Bundesligës pas 30 viteve.
Largimi i disa lojtarëve është i paevitueshëm dhe njëri ndër ta mund të jetë Shkodran Mustafi, që u transferua nga Arsenali./Lajmi.net/