PSG kundër Superligës Evropiane: Do vazhdojmë punën me UEFA-n

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi ka konfirmuar që janë kundër Superligës Evropiane.

Sport

20/04/2021 15:20

Dje, Florentino Perez njoftoi se do këtë bisedime me gjigantin francez për t’i bindur t’i bashkohen Superligës Evropiane, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, Al-Khelaifi ka konfirmuar që “Parisienët” janë kundër Superligës.

“Do vazhdojmë punën me UEFA-n. PSG beson se futbolli është sport për të gjithë. Gjithmonë kam pasur këtë mendim që nga fillimi”, deklaroi ai.

Deri me tani, janë vetëm 12 klube në Superligën Evropiane, derisa shumë gjigantë evropianë e kanë refuzuar mundësinë e bashkimit./Lajmi.net/