Haxhiu: Vettingu i domosdoshëm, synojmë kthimin e besimit të qytetarëve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë ndër prioritetet e qeverisë në fushën e drejtësisë, është  rishikimi i procesit të funksionimit të ligjit dhe vettingu , luftimi i krimit dhe korrupsionit si dhe adresimi i krimeve të luftës.Ajo tha se përmes vettingut synojnë kthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Lajme

20/04/2021 14:49

Në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime dhe Juridike (GLPS), me temë: Sundimi i ligjit në Kosovë, prioritetet e qeverisë së re”, Haxhiu tha se dokumenti për vettingun që kanë punuar përmban ndryshime kushtetuese.

“Qeveria jonë aktualisht përballet me shumë sfida, por që me vullnet do punojmë në këto sfida dhe kjo mund të bëhet me të gjithë bashkërisht. Disa nga prioritetet e qeverisë tonë, është rishikimi i tejzgjatur i funksionimit të ligjit, proces që ka nisur para tre viteve dhe është në prag finalizimi, edhe pse nuk ka qenë proces i nisur nga qeveria jonë, ne do ta shtyjmë përpara sepse ka rëndësi te madhe. Si prioritet i dytë, është procesi i vetingut në ministrinë tonë, ku kemi punuar me një dokument. Ky dokument ka pasur për qëllim një çështje me atë se vettingu a duhet të bëhet me ndryshime kushtetuese apo me ndryshime ligjore. Për këtë na duhen edhe mendime nga shoqëria civile. Nëse e them mendimin tim dhe të Qeverisë më i fuqishëm do të ishte me ndryshime kushtetuese por rezervat janë vështirësia e kalimit të amandamenteve në Kuvendin e Kosovës duke ditur që duhen 2/3”.

Qëllimi kryesor i joni është që të premten ne synojmë që me këtë proces të vetingut ta kthejmë besimin në sistemin e drejtësisë”, theksoi ajo. Ajo përmendi luftën kundër krimit të organziaur dhe korrupsionit si proces tjetër të rëndësishëm.“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, është çështje tjetër duke përfshirë këtu krijimin e koncept dokumentit tonë që kemi bërë gjatë qeverisjes tonë, dhe me pak ndryshime po ai dokument është vënë në votim dhe kemi tashmë këtë koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë te pajustifikueshme, që është dokument shumë i mirë.”, deklaroi ajo.

Ndër prioritetet tjera sipas Haxhiut është edhe adresimi i krimeve të luftës.

“Krimet e luftës janë të ndjeshme të adresohen nga një numër kaq i vogël i prokurorëve. Tjetër prioritet por jo më pak i rëndësishëm është adresimi i dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. Kam hall të madh për rastet që neglizhohen nga Policia, Prokuroria dhe Gjykatat. Është e papranueshme që dikush që bart petkun e policit, prokurorit e gjykatësit një rast të dhunës së familjes ta trajtojë si çështje private, kjo është çështje institucionale”, ka thënë ajo.