Bayern rivalizon Realin për yllin francez
Bayern Munich është i gatshëm të garojë me Real Madridin për shërbimet e talentit të Rennes, Eduardo Camavinga.
Sport
“Los Blancos” që nga vera e kaluar janë të lidhur me francezin duke provuar ta bindin të kalojë në “Santiago Bernabeu”, përcjellë lajmi.net.
Camavinga nuk konsideron rinovimin me Rennes, andaj klubi francez e ka vendosur në shitje, derisa kërkon 55 milionë euro.
Sipas Diario AS, Bayern gjithashtu është i interesuar për Camavingan, që e shohin si alternativë e talentit të Borussia Monchengladbach, Florian Neuhaus.
Me Alaban që pritet të transferohet te Real Madrid, Bayern me patjetër kërkon një mesfushor si zëvendësues./Lajmi.net/