ZYRTARE: Edhe një klub i njohur e refuzon pjesëmarrjen në Superligën Evropiane

RB Leipzig ka njoftuar se nuk do marrin pjesë në Superligën Evropiane.

Sport

19/04/2021 16:37

Dje është bërë zyrtare krijimi i Superligës Evropiane, pavarësisht që UEFA dhe FIFA mbesin kundër, transmeton lajmi.net.

Ka pasur spekulime të shumta, që RB Leipzig, Borussia Dortmund dhe Bayern Munich do bashkoheshin, por se pari Dortmund dhe Bayern mohuan, ndërsa tani edhe Leipzig.

“Në futbollin profesionist, konkursi siguron që ne të luftojmë brenda kornizës së një kampionati kombëtar, në mënyrë që të presim një vend në klasifikim i cili më pas lejon pjesëmarrjen në një konkurs ndërkombëtar”, shkroi klubi në Twitter.

Ndërkohë, kujtojmë se edhe Porto me PSG-në kanë hedhur poshtë mundësinë, derisa në Superligë kanë pranuar të jenë: Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Manchester City, Manchester United, Liverpool, Chelsea, Arsenal, Tottenham, Juventus, Inter dhe Milan./Lajmi.net/