Shala: “Non-Paper” të shërbejë si ‘këmbanë alarmi’ për BE-në që qasja se mund të ruhet Status Quo s’ka afat të gjatë përdorimit

Opinionisti Blerim Shala ka thënë se dokumenti jozyrtar diplomatik (Non-Paper) që ka qarkulluar ditëve të fundit ku flitet për një ripërcaktim të kufijve në Ballkan duhet të jetë një ‘këmbanë alarmi’ për BE-në që qasja aktuale s’ka afat të gjatë të përdorimit.

Lajme

17/04/2021 16:07

Ai, në një shkrim për Klan Kosovën, ka deklaruar se nëse të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të jenë në BE, atëherë mund të ndodhë edhe rivizatimi i kufijve të këtyre vendeve.

“Sidoqoftë, Non-Paperi i Janez Janšës, do të duhej të shërbente si një ’Këmbanë alarmi’ për BE-në që qasja e Brukselit zyrtar, sipas të së cilës këndejpari mund të ruhet Status Quo derisa në ndodhë këndellja e BE-së, nuk ka afat të gjatë përdorimit. Përkundrazi”.

“Nëse nuk përfundon si duhet ky kallëzimi për Ballkanin Perëndimor (me hyrjen e të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, mbase, në të njëjtën kohë, në BE), nuk do të jetë befasi nëse do të mëkëmben formulat dhe propozimet e këtilla për rivizatimin e kufijve të shteteve të kësaj pjese të Evropës”.