Deputetja e PDK-së kërkon të hetohen zyrtarët e MSH-së, jo gazetarët

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi ka reaguar pasi Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë që të inicioje rast në drejtim të veprës penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare” dhe intervistimit që policia i bëri sot drejtorit të Insajderit, Parim Ollurit.

Lajme

17/04/2021 15:12

Shoshi -Musliu ka kërkuar që të hetohen zyrtarët e involvuar në këtë rast dhe jo gazetarët.

“Shtylla kurrizore e çdo demokracie është një media e pavarur, profesionale dhe e përgjegjshme (LIGJI NR. 04/L-137 PËR MBROJTJEN E BURIMEVE TË GAZETARISË). Andaj, të hetohen zyrtarët e involvuar dhe procesi, e jo gazetarët.#VecFillimi”, ka shkruar Shoshi –Musliu. /Lajmi.net/