Pochettino nuk ndalet, ka diçka për të thënë rreth të ardhmes së Messit
Paris Saint-Germain nuk duket të heq dorë nga ndjekja e tyre për të transferuar Lionel Messin në Paris.
Sport
Trajneri i PSG, Mauricio Pochettino, e konfirmoi këtë pas humbjes së PSG të Bayern Munchen në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, transmeton lajmi.net.
“Me siguri së shpejti do të dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen dhe kontratën e Leo Messit”, u citua Pochetti të thoshte ai, sipas Fabrizio Romano.
Situata e kontratës së Messit vazhdon të trazojë thashethemet duke qenë se lojtari do të jetë një agjent i lirë këtë qershor.
Megjithatë, besohet se Barcelona do ta bindë argjentinasin për të rinovuar, tani me ardhjen e Joan Laportas mund të ketë edhe një ulje masive të pagës./Lajmi.net/