Gimenez nuk ka në plan të largohet nga Atletico Madrid

Jose Maria Gimenez nuk është duke kaluar në sezonin e tij më të mirë këtë vit dhe atij i duhet të vendosë për të ardhmen.

Sport

16/04/2021 10:50

Lëndimet e kanë ndërprerë disa herë atë këtë edicion por e vetmja gjë për të cilën po mendon është fitimi i titullit LaLiga Santander me Atletico Madrid, transmeton lajmi.net.

Gimenez ka qenë një lojtar themelor për Diego Simeone këtë sezon, dhe ai ndihet sikur është në shtëpi.

Uruguaiani është rritur pas çdo sezone që ka kaluar me Los Colchoneros, dhe tani ai është i kërkuar në të gjithë Evropën. Manchester City i Pep Guardiola janë vetëm një nga klubet që bëjnë thirrje duke shpresuar ta nënshkruajnë atë.

22 paraqitjet e tij në të gjitha garat këtë sezon janë shumë larg nga 38 që ai arriti në 2017/18 dhe 36 në 2015/16, por Gimenez nuk ka plan të largohet nga klubi dhe dëshiron të kompensojë kohën që i ka munguar këtë sezon./Lajmi.net/