PSG kërkon transferimin e Moise Kean, Everton po pret ofertë të ‘rëndësishme’

Carlo Ancelotti, trajneri i Everton ku Moise Kean është ende nën kontratë, nuk ia mbyll derën largimit të sulmuesit.

Sport

16/04/2021 08:52

Siç bëhet e ditur nga mediat angleze, PSG do dtë duhet të paguajë çmimin për lojtarin, në qoftë se dëshirojnë ta transferojnë përfundimisht atë, transmeton lajmi.net.

E ardhmja e Moise Kean është më e pasigurt se kurrë. I huazuar nga Everton në PSG në tetor 2020, sulmuesi italian ka përjetuar një rilindje të vërtetë në kryeqytet.

Ai rifitoi besimin me Parisin, duke shënuar 16 gola në 33 ndeshje në të gjitha garat që nga ardhja e tij në Francë, ku edhe ka ‘rilindur’ në duart e Mauricio Pochettinos.

Ancelotti gjithashtu tha se Moise Kean ishte pjesë e planeve të tij për sezonin e ardhshëm, ndërsa ftoi PSG-në të bëjë një ofertë të rëndësishme, e cila duhet të jetë së paku 50 milionë euro./Lajmi.net/