Schalke në ‘probleme’ të mëdha, largimi i tij nga klubi i paevitueshëm
Shkodran Mustafa po ballafaqohet me disa probleme në skuadrën e re, Schalke, në Bundesligë.
Sport
Qendërmbrojtësi është larguar nga formacioni zyrtar i Schalkes, pasi raportohet se ka fajësuar shokët e skuadrës për gabimet dhe ka disa ankesa për trajnerin, transmeton lajmi.net.
Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, nuk e kishte në plan qendërmbrojtësin gjerman, dhe ky i fundit vendosi që të largohej drejtë Schalkes.
Kontrata e tij me klubin nga Bundesliga raportohet se nuk do të rinovohet këtë verë, për shkak të probleme që ai po ka në klub.
Mustafi fillimisht pati një problem me Grammozis raporton SportBild, ndërsa më pas marrëdhëniet e tyre u përmirësuan pas disa bisedimeve që zhvilluan.
Mediumi gjerman bën të ditur gjithashtu se ish-mbrojtësi i Gunners, u tha shokëve të bënin një ndryshim taktik pa u konsultuar fare me Grammozis.
Siç qëndrojnë gjërat aktualisht, Mustafi do të largohet në afatin kalimtar veror nga Schalke./Lajmi.net/