Finale para finales, PSG – Man City

Liga e Kampionëve gjithmonë ka ditur të sjell 'zjarr' në ndeshjet gjysëmfinale dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe këtë sezon

Sport

15/04/2021 10:15

Paris Saint-Germain do të luajë kundër Manchester Cityt në kuadër të gjysëmfinales në Ligën e Kampionëve, raporton lajmi.net.

Ndeshja e parë gjysëmfinale do të zhvillohet më 28 prill (e mërkurë) në stadiumin “Parku i Princave” në Paris.

Sa i përket ndeshjes së kthimit, ajo do të zhvillohet më 4 maj (e martë) në stadiumin “Etihad Stadium” në Angli.

Citizens dhe PSG janë takuar 3 herë në histori të garave evropiane, ku fillimisht janë ndeshur në sezoinin 2008/09 kur ndeshja mbaroi me rezultat 0-0.

Ndërsa në sezonin 2015/16, në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Man City kishte eliminuar skuadrën e PSG-së, për t’u kualifikuar në gjysëmfinale për herë të parë në histori të Ligës së Kampionëve.

A do të marrë ‘hak’ PSG për eliminimin nga Liga e Kampionëve, apo City do të shkruajë histori, mbetet të shihet./Lajmi.net/