Lahoz do të drejtojë El Clasicon, të gjitha detajet që ju nevojiten mbi vendimet e tij, profilin, rezultatet

Mateu Lahoz, është zgjedhur për të deleguar përballjen mes Real Madrid dhe Barcelona të shtunën.

Sport

09/04/2021 10:08

Lajmi.net sjell statistika të gjyqtarit për të gjitha ndeshjet e La Liga në përgjithësi, rekordin e Barcelonës dhe Real Madrid nën drejtimin e tij dhe detaje nga Klasiket e kaluara.

Profili i gjyqtarit

Antonio Mateu Lahoz është një nga arbitrit spanjollë më me përvojë dhe më të respektuar.

Ai ishte zyrtari i katërt në finalen e Ligës së Kampionëve 2019 dhe thuhet se konsiderohet si një kandidat për të drejtuar finalen e këtij viti nëse asnjë ekip spanjoll nuk mbijeton deri në këtë pikë.

Lahoz ishte arbitri i vetëm spanjoll që drejtoi Kupën e Botës 2018, duke marrë drejtimin e dz ndeshjeve të fazës së grupeve.

El Clasico do të jetë ndeshja e tretë e Lahoz brenda një jave – ai drejtoi ndeshjen Alaves vs Celta fundjavën e kaluar dhe ndeshjen e mesjavës në Ligën e Kampionëve midis Bayern dhe PSG.

Stili i tij

Lahoz tenton të lejojë lojtarët të kalojnë në sfida: ai mesatarisht gjykon 25,36 faulle për ndeshje, shumë poshtë mesatares së La Ligës prej 26,84.

Megjithatë, stili tij më i njohur është ai i kartonëve të verdhë, ku ka dhënë 4.43 kartonë të verdhë këtë sezon, pak më shumë se mesatarja e ligës, e cila është 4.39.

Ai ka larguar nga ndeshja 2 lojtarë në 14 duele që ka gjykuar ndeshjen në La Liga këtë sezon.

Mesatarisht, një karton i kuq shfaqet çdo pesë ndeshje në garë. Kështu që, Lahoz nuk duket të jetë lloji i gjyqtarit që bën gjithçka për të hyrë në qendër të vëmendjes.

Për sa i përket penalltive, 44-vjeçari nuk duket si një tifoz i madh i tyre: 0.14 është mesatarja e tij e penalltive për ndeshje (një penallti çdo 7 ndeshje) , mesatarja e Ligës është 0.38.

Rekordi i Real Madrid

Lahoz ka qenë në krye të 41 ndeshjeve të Real Madridit në të gjitha garat. ‘Galaktikët’ kanë shënuar 29 fitore, 5 barazime dhe 7 humbje nën drejtimin e tij.

Ai ka treguar 92 kartonë të verdhë dhe 4 të kuq për lojtarët e Madridit.

Lahoz ka gjykuar vetëm një lojë Madrid këtë sezon: një fitore 2-0 kundër Atletico Madrid në dhjetor të vitit të kaluar.

Rekordi i Barcelonës

Lahoz ka drejtuar 55 ndeshje të Barçës në të gjitha garat, me katalanasit që fitojnë 42, barazojnë 8 dhe humbin 5 nga këto ndeshje.

Ai ka qenë në krye të 3 ndeshjeve të Barcelonës këtë sezon. Nën drejtimin e tij, ekipi i Koeman mundi Osasuna dhe Athletic Bilbao në kampionat dhe humbi ndaj Sevilla në Kupën e Spanjës.

Rekordi në El Clasico

Lahoz ka drejtuar 5 ndeshje midis Real Madrid dhe Barcelona: 2 në La Liga dhe 3 në Kupën e Spanjës.

Rezultatet e El Clasico nën Lahoz:

Real Madrid 2-1 Barcelona – Finalja e Super Kupës Spanjolle 2012/13 Ndeshja e dytë

Barcelona 1-2 Real Madrid – Finalja e Kupës Spanjolle 2013/14

Barcelona 2-1 Real Madrid – 2014/15 La Liga

Barcelona 1-1 Real Madrid – Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës Spanjolle 2018/19

Real Madrid 2-0 Barcelona – 2019/20 La Liga

Rekordi i Lahoz në El Clasico në punën e kartonave:

17 kartonë të verdhë për lojtarët e Madridit

15 kartonë të verdhë për lojtarët e Barcelonës

1 lojtar i Barcelonës u përjashtua

Asnjë lojtar i Madridit nuk u përjashtua

Nuk është dhënë ndonjë dënim

Real Madrid dhe Barcelona do të luhet në stadiumin “Alfredo di Stefano”, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/