Inter shpreson që Icardi të rikthehet në Seria A

Sulmuesi i PSG-së, Mauro Icardi mund të rikthehet në Seria A, lëvizje që do t'i ndihmonte financiarisht ish skuadrës së tij, Interit.

Sport

07/04/2021 13:31

Sipas Tuttosport, Juventus vazhdon të këtë interesimin për sulmuesin, me Roma dhe Napolin që gjithashtu interesohen, përcjellë lajmi.net.

Gazeta italiane zbulon se drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta ka vendosur klauzolë në marrëveshjen e Icardit me PSG-në që mund të aktivizohet këtë vit.

Nëse lojtari rikthehet në Seria A, bonusi është 15 milionë euro dhe për këtë arsye Marotta nuk do ta këtë problem kalimin e Icardit te Juventus.

Pos skuadrave italiane, interesim për argjentinasin kanë shprehur edhe top klubet angleze./Lajmi.net/