Makarona në furrë me qofte të vogla – Shija që nuk duhet të mungoj në shtëpinë tuaj
Makaronat në furrë janë pjata tipike e fudjavave.
Lifestyle
E shijshme dhe e pasur në përbërës kjo pjatë do të bëjë përvëte të gjithë familjen, transmeton lajmi.net.
Kur përgatisim makaronat në furrë duhet të kemi parasysh që t’i ziejmë shumë pak ato.
Kullojini para se ato të jenë zbutur pasi do të kalojnë më vonë në proçesin e pjekjes në furrë.
Përbërësit
600 gr makarona të vogla (zgjidhni makarona të shkurtra tub)
150 gr djathë i bardhë
250 Djathë i grirë kaçkavall
Për përgatitjen e qofteve
350 gr mish i grirë
100 gr thërrime buke të thekur
Kripë
2 lugë majdanoz i grirë
Piper i zi
100 gr djath kaçkavall i grirë
1 kokërr vezë
Për përgatitjen e salcës:
5-6 lugë gjelle salcë domatesh
4 lugë vaj ulliri
1 qepë e bardhë
1 thelpi hudhër
kripë
piper i zi
borzilok
Përgatitja
Në një enë të madhe bashkoni mishin e grirë me djathin kaçkavall, majdanozin dhe thërrimet e bukës.
Shtoni më pas vezën bashkë me kripën dhe piperin.
Punojeni mishin me duar derisa të gjithë përbërësit të jenë bashkuar mirë me njëri tjetrin.
Mbulojeni mishin e qofteve me letër dhe lëreni të pushojë.
Ndërkohë filloni të përgatisni salcën.
Në një tigan hidhni vajin, hudhrën dhe qepën.
Kur vaji të jetë i nxehtë dhe qepa të këtë filluar të skuqet shtoni salcën e domateve.
Hidhini kripë apo piper sipas dëshirës dhe lëreni të zihet në zjarr të ulët duke e përzier herë pas here.
Nërkohë rikthehuni tek mishi i qofteve. Ndani mishin në copa të vogla duke formuar forma rrethore me duar.
Krijoni toptha të vegjël qoftesh jo më shumë se një kokërr arrë.
Pasi të keni mbaruar të gjithë masën e mishit, vendosini në një pjatë.
Do të përfitoni rreth 40 – 50 qofte të vogla.
Trazoni salcën dhe sigurohuni të hiqni hudhrën.
Shtoni një nga një qoftet brenda në salcë bashkë më disa gjethe borzilok.
Siç kemi theksuar më sipër zieni për 5-6 minuta makaronat në zjarr të mesëm e më pas hidhini në një enë të madhe.
Bashkoni salcën me qofte tek makaronat e ziera dhe vazhdoni t’i përzieni ngadalë.
Zgjidhni një tavë të mesatare furre dhe shtroni aty të gjithë gatimin e përgatitur.
Sipër sigurohuni t’i hidhni djathin kaçkavall të mbetur, sipas dëshirës mund të shtoni edhe lloje të tjera djathi.
Futeni në furrë më temperaturë 180° për 45-50 minuta.
Nxirreni nga furra kur të shihni që makaronat janë pjekur sipër.
Lëreni të ftohet për 5 minuta dhe tava është gati për t’u shijuar. /Lajmi.net/