Brozovic dhe Bastoni mungojnë ndaj Sassuolos

Skuadra e Interit do të përballet me Sassuolon të mërkurën në kuadër të xhiros së 28-të të Serie A.

Sport

05/04/2021 10:21

Por, Antonio Conte nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e Marcelo Brozovic dhe Alessandro Bastoni në këtë përballje pasi ata do të mungojnë.

Mungesa e tyre është shkaku i kartonëve të verdhë dhe tani do të suspendohen për nga një ndeshje respektivisht.

Rrezikim për të bërë të njëjtën gjë të mërkurën kanë edhe Lukaku dhe Barella në rast se ndëshkohen.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Sensi pritet të rikthehet në mesfushë, ndërsa në mbrojtje do të luajnë D’Ambrosio dhe Ranocchia.

Interi do përballet me Sassuolon të mërkurën në orën 18:45./Lajmi.net/