Tottenham e pëson sërish në fund, barazon me Newcastle

Tottenham nuk ka arritur të fitojë me shumë se një pikë kundër Newcastle United.

Sport

04/04/2021 16:57

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho pavarësisht që dominoi, në fund ndeshja përfundoi me rezultat 2 – 2, shkruan lajmi.net.

Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Joelinton (28′).

Por, pas dy minutave ylli anglez Harry Kane barazoi shifrat (30′).

I njëjti shënoi sërish pas asistimit të Ndombeles për t’i dhuruar fitoren Tottenhamit (34′).

Ndërsa, në pjesën e dytë, pesë minuta para fundit Willock barazoi shifrat (87′).

Me këtë barazim, Tottenham renditët në pozitën e pestë me 49 pikë, derisa Newcastle renditët në vendin e 17-të me 29 sosh./Lajmi.net/