Mish qengji me hudhër dhe rozmarinë – Receta e të dielës
Pjekja e mishit të qengjit është një nga traditat më të hershme dhe të njohura në të gjithë vendin tonë.
Lifestyle
Mishi i qengjit është padyshim ndër mishrat më të preferuar të konsumatorëve shqiptarë.
Ai gatuhet në mënyra të ndryshme por serviret edhe thjesht i pjekur në furrë.
Disa prej recetave më të mira të mishit të qengjit janë ato me domate por edhe me hudhër dhe kos.
Pjekja e mishit të qengjit është një nga traditat më të hershme dhe të njohura në të gjithë vendin tonë.
Mishi i qengjit është sumë i pasur me vitamina B12 dhe proteina të cilat janë të nevojshme për shëndetin e organizmit,
Përveç vlerave, mishi i freskët i qengjit është një nga kënaqësitë më të mëdha të gatimit për shijen që jep.
Për të përgatitur këtë recetë ndiqni hap pas hapi udhëzimet e mëposhtme.
Përbërësit:
1 lugë gjelle hudhër të grirë
Një lugë çaji e gjysmë rozmarinë pluhur
Çerek luge çaji kripë
Çerek luge çaji piper të zi pluhur
Një kg mish qengji
Përgatitja
Ndizeni furrën dhe ndërkohë lani dhe pastroni mirë mishin e qengjit.
Në një enë përzieni rozmarinën, hudhrën, kripën dhe piperin.
Brinjët e qengjit vendosini në një pjatancë dhe më pas sigurohuni që t’i lyeni mirë me erëzat.
Lyejeni tepsinë me yndyrë dhe futeni në sobë.
Pasi të piqen servirini duke i spërkatur me pak lëng limoni.
I gatuar në këtë mënyrë, mishi i qengjit merr një shije të mrekullueshme. Ai bëhet tërësisht i shkfrifët dhe i butë dhe aromatik.
Kjo recetë shoqërohet me gatime të ndryshme, sallata të freskëta të stinës, perime të pjekura, patate të skuqura e të pjekura, supa. salca dhe djathra të ndryshëm. /Lajmi.net/