Tahiri: PDK i ka të qarta qëndrimet e saj për seancën e presidentit
Seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, e paraparë për orën 18:00, është shtyrë për në orën 19:00.
Lajme
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri derisa ka dalë prej objektit të kuvendit ka thënë para mediave se PDK i ka të qarta qëndrimet e saj për seancën e presidentit.
“Partia Demokratike e Kosovës tashmë i ka të qarta qëndrimet e saj për këtë seancë”, tha ai.
Ndërkohë që pritet të filloj seanca për zgjedhjen e presidentit.
Ndërkohë, PDK-ja ka paralajmëruar se nuk do të qëndrojë në sallë kur do të votohet presidenti. /Lajmi.net/