Abasadori italian për ndeshjen ndaj Spanjës: Të gjithë jemi me Kosovën, lojtarët, flamurin dhe himnin
Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Oralndo, ka reaguar për ndeshjen e kombëtares së Kosovës me Spanjën.

Sport
Orlando ka shkruar se të gjithë jemi me Kosovën, himnin, flamurin dhe të gjitha. Kjo pasi ka pasur polemika të shumta se Federata Spanjolle nuk do ta respektojë himnin e Kosovës, e madje një gjë të tillë e kanë proklamuar edhe televizioni publik spanjoll, raporton lajmi.net.
Televizioni publik spanjoll Kombëtares do t’i referohet si “Federata e Futbollit të Kosovës”
“Të gjithë e mbështesim ekipin e #Kosovës sonte. Lojtarë, flamur, himn dhe të gjitha! Forca Kosova”, ka shkruar ambasadori italian Nicola Orlando në rrjetin e tij social ‘twitter’.
Një reagim të ngjashëm e pati edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett, kur edhe i uroi shumë fat Kosovës për këtë ndeshje./Lajmi.net/
We all support the #Kosovo team tonight. Players, flag, anthem and all! Forca Kosova! ??
?????? pic.twitter.com/Yto0yJvh9o
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) March 31, 2021