Mbappe informon Federatën Franceze që nuk do merr pjesë në Lojërat Olimpike
Sulmuesi Kylian Mbappe ka informuar Federatën Franceze se nuk do marrë pjesë në Lojërat Olimpike Tokio gjatë verës sepse do vendos për të ardhmen e tij.
Sport
Me një vit të mbetur në kontratë dhe Real Madridin në pritje, Mbappe duhet të vendos nëse do largohet nga “Parku i Princave”, apo të rinovojë kontratën, transmeton lajmi.net.
Sipas La Parisien, 22-vjeçari nuk do udhëtojë në Japoni.
Ky lajm erdhi pasi Marca raportoi se Real Madrid ka bërë prioritet transferimin e Mbapeps dhe Haalandit.
PSG nuk do dorëzohet aq lehtë, duke i ofruar kontratë me vlerë 25 milionë euro, katër milionë euro më shumë se kontrata momentale.
Vendimi përfundimtar i Mbappes do kuptohet pasi të përfundojë ky edicion./Lajmi.net/