Manchester City tërhiqet nga gara për Messin

Manchester City duket se është tërhequr nga gara për shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Lionel Messi.

Sport

31/03/2021 12:26

Sipas Sport, klubi anglez është i bindur që Messi do të rinovojë kontratën, transmeton lajmi.net.

Me ardhjen e Joan Laportas në krye, Barcelona ka nisur të përmirësohet, derisa janë në garë për dy tituj, La Liga-n dhe Kupën e Mbretit.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk është në nxitim për të marrë vendimin dhe i fokusuar për të fituar dy titujt.

Nga ana tjetër, gjiganti blaugranas u eliminua nga Liga e Kampionëve prej PSG-së./Lajmi.net/