Tifozët kosovarë i këndojnë këngë Ibrahimovicit

Zlatan Ibrahimovic duke hyrë në autobusin e tij u befasua nga disa tifozë kosovarë.

Sport

27/03/2021 21:29

Tifozët kosovarë ishin duke pritur sulmuesin e Suedisë, Zlatan Ibrahimovic, i cili po dilte nga ndërtesa ku po qëndronte, transmeton lajmi.net.

Por, suedezi nuk e kishte menduar që kishte tifozë jashtë, tifozët kosovarë filluan ti brohorisnin emrin “Ibra… Ibra… Ibra”.

Ibrahimovic fatkeqësisht nuk u ndal të përshëndetet me ndonjërin, shkaku i situatës pandemike. Ai vazhdoi rrugën për të hyrë tek autobusi i skuadrës.

Nesër në orën 20:45, Kosova do të ndeshet me Suedinë./Lajmi.net/