Interi dëshiron të bëjë ‘gjahë’ te Liverpooli, kërkon sulmuesin e tyre

Inter Milan duket se dëshiron të përforcojë sulmin në afatin kalimtar të janarit.

Sport

24/03/2021 18:47

Sipas një raportimi të Calciomercaro, Interi janë vënë pas sulmuesit të Liverpoolit, Divock Origi, përcjell lajmi.net.

Belgu, i cili njihet më së shumti për golin e tij ndaj Barcelonës dhe gjithashtu atë në Ligën e Kampionëve, mund të largohet nga The Reds.

Orgii nuk është se po ka hapësirë të mjaftueshme, marrë parasysh faktin se lojtarë tjerë, sikurse Mohamed Salah, Sadio Mane, Diogo Jota apo Xherdan Shaqiri janë zgjedhje para tij.

Edhe pse ka zhvilluar nëntë ndeshje me Liverpoolin këtë sezon në Premierligë, ai ka dështuar të shënojë ndonjë gol apo të dhurojë ndonjë asistim.

Largimi i sulmuesit është shumë i mundshëm dhe njëra nga skuadrat që ka shprehur interesim është pikërisht Interit./Lajmi.net/