Liverpool dëshiron rikthimin e Suarezit në “Anfield”

Liverpool është i interesuar ta ritransferojë sulmuesin e Atletico Madridit, Luis Suarez.

Sport

24/03/2021 15:27

34-vjeçari iu bashkua “Los Rijoblancos” si agjent i lirë në shtatorin e kaluar dhe ka shkëlqyer nën urdhrat e Diego Simeones duke realizuar 19 gola në 25 ndeshje, transmeton lajmi.net.

Kontrata momentale Suarezit i skadon në qershorin e vitit 2022, por sipas Fichajes, Liverpool shpreson ta rikthejë në “Anfield” në verën e ardhshme.

Thuhet se trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp dëshiron një tjetër qendërsulmues, meqenëse nuk është i kënaqur me Divock Origin dhe Xherdan Shaqirin.

Liverpool është duke përgatitur ofertë për Suarezin, që ishte pjesë e skuadrës angleze mes viteve 2011 – 2014.

Uruguaiani në ndeshjen e fundit arriti në kuotën e 500 golave në karrierë./Lajmi.net/