“Fanella e Ronaldos është e ndaluar në shtëpinë time”

Mesfushori i Everton Allan zbulon se ai e ka ndaluar djalin e tij të blejë një fanellë të Cristiano Ronaldos sepse Juventus janë rivalë të përjetshëm të Napolit.

Sport

20/03/2021 13:26

Braziliani kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Itali, kuru transferua nga Udinese te Napoli për pesë vjet, transmeton lajmi.net.

“(Djali im Miguel) e do futbollin, ai është gjithmonë duke parë futboll, ai është gjithmonë me një fanellë të Evertonit dhe fanella të ekipeve të tjera për të cilat kam luajtur. Ai është motivuesi im më i madh, ai së bashku me vajzën time në shtëpi”, ka thënë ai.

“Ata janë tifozë të mëdhenj të Cristiano Ronaldos, kështu që ai gjithmonë ka pasur një fanellë Ronaldo, megjithatë nuk lejohet të ketë një fanellë të Ronaldos me Juventusin, por vetëm të Real Madrid”.

“Fëmijët gjithmonë ëndërrojnë të shënojnë gola dhe i idolizojnë golashënuesit, djali im nuk bën përjashtim.”

Kohët e fundit Allan rroi kokën si një gjest solidariteti me djalin e tij nëntë vjeç, i cili vuan nga një sëmundje./Lajmi.net/