Napoli mund të ‘detyrohet’ të shesë Koulibalyn
Sipas Gazzetta dello Sport, Napoli është gati të shesë Kalidou Koulibaly këtë verë për shkak të financave.
Sport
Mbrojtësi ka qenë në prag të largimit për disa vite tani, por askush nuk i është afruar çmimit prej 80 milion €, transmeton lajmi.net.
Gazeta pohon se largimi i Koulibalyt këtë verë është shumë i mundshëm dhe një gjë të tillë po kërkon edhe klubi italian.
Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis po kërkon që të ulë pagat e lojtarëve, veçanërisht nëse ata nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Koulibaly është një nga lojtarët me pagën më të lartë në skuadër, pasi ai merr 11 milion € bruto në vit, që përfaqëson 10 përqind të pagave totale të Napolit..
Lojtarë të tjerë sikurse Nikola Maksimovic dhe Elseid Hysaj do të largohen si agjentë të lirë kur kontratat e tyre të skadojnë në qershor.
Në garën për Koulibaly, kanë qenë të interesuar klubet e mëdha evropiane sikurse Liverpool, Manchester United, PSG, Barcelona, Manchester City dhe Arsenal./Lajmi.net/