‘Frikë’ te klubi i Interit, edhe një tjetër rast me COVID-19

Klubi i Interit ka njoftuar gjatë ditës së sotme se një tjetër anëtar i ekipit ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sport

19/03/2021 15:42

Pasi njoftoi se katër lojtarë kishin rezultuar pozitivë për COVID-19, ndeshja kundër Sassuolo këtë fundjavë u shty nga autoriteti lokal i shëndetësisë, transmeton lajmi.net.

Autoritetet përpos pezullimit, ndaluan Interin që të stërvitet për katër ditët e ardhshme dhe gjithashtu lojtarët janë ndaluar të udhëtojnë për ndeshjet me kombëtare.

Sot, Nerazzurri njoftoi se një anëtar tjetër i stafit ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

“FC Internazionale Milano – në vijim të testeve të kryera dje – njofton se një anëtar i grupit të ekipit ka dalë pozitiv,” shkroi klubi në një deklaratë.

“Testet e reja u kryen në të gjithë grupin sot dhe vetëm një rast pozitiv”, përfundoi njoftimi./Lajmi.net/