Instagram do të ndalojë qasjen për këta përdorues
Rrjeti social Instagram pritet të përdorë teknologji të reja të inteligjencës artificiale për të kuptuar nëse një përdorues është nën moshën 13 vjeç.
Auto & Tek
Këto janë disa nga funksionet në të cilat po punon aktualisht Instagram për të mbrojtur anëtarët më të rinj të këtij komuniteti, ndërsa funksioni që kufizon shkëmbimin e mesazheve të drejtpërdrejta midis të rriturve dhe të miturve nën 18 vjeç është tashmë në shpërndarje në të gjithë botën.
Pjesëmarrja e minorenëve në rrjetet sociale po kthehet në një problem madhor. Të njëjtat masa po ndërmerr edhe kompania TikTok, pas një kërkese nga Garantuesi i Privatësisë, duke kërkuar moshën e përdoruesve në regjistrim, pas disa problemeve që u hasën tek të rinjtë.
Lidhur me kufizimin në shkëmbimin e mesazheve të drejtpërdrejta midis të rinjve dhe të rriturve, sipas kompaisë, kjo do të bazohet në teknologjinë e një mekanizmi të aftë të parashikojë moshën e përdoruesve kur regjistrohen në Instagram.