Komisionet parlamentare mblidhen sot, në fokus Byroja Shtetërore dhe verifikimi i pasurisë së pajustifikueshme
Disa komisione parlamentare do të mblidhen sot në ambientet e Kuvendit, për të diskutuar çështje përkatëse. Mbledhja e parë do të fillojë në orën 09:30, me Komisionin për Integrim Evropian, që do të shqyrtojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit. Gjysmë ore…
Lajme
Disa komisione parlamentare do të mblidhen sot në ambientet e Kuvendit, për të diskutuar çështje përkatëse.
Mbledhja e parë do të fillojë në orën 09:30, me Komisionin për Integrim Evropian, që do të shqyrtojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
Gjysmë ore më vonë do të mblidhet Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione. Në këtë mbledhje pritet të shpallet konkursi për Avokatin e Popullit.
Në të njëjtin orar do të mblidhen edhe anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, që do të shqyrtojë planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor 2026.
Po në orën 10 do të mbajë mbledhje edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. Ky komision pritet të shqyrtojë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Në orën 11 do të mbajë mbledhje Komisioni për Buxhet, i cili do të shqyrtojë raportin financiar të RTK-së për periudhën janar-qershor 2026. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe programi i shpenzimeve të RTK-së në periudhën korrik-dhjetor 2026.
Në të njëjtin orar do të mbajë mbledhje Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin Korrupsionit, që merr vëmendjen më të madhe.
Në këtë mbledhje do të formohet grupi punues për projektligjin për Byronë Shtetërore dhe verifikimin e konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.