Aguero ‘shpërthen’ pas ndeshjes, fajëson bashkëlojtarët e tij

Manchester City eliminoi me shumë lehtësi skuadrën e Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve, duke fituar 4-0 me rezultat të përgjithshëm.

Sport

17/03/2021 10:20

Megjithatë, vëmendje të veçantë në këtë ndeshje pati për Sergio Agueron dhe veprimin e tij, raporton lajmi.net.

Argjentinasi hyri në lojë në minutën e 75-të, mirëpo nuk arriti që të regjistrojë asnjë goditje drejt portës.

ESPN SportsCenter raporton se Sergio Aguero i tha menaxherit, “No me pasan la pelota” – që përkthehet, “Ata nuk më pasojnë topin”.

Aguero u drejtua menjëherë drejt dhomave të zhveshjes, kur edhe u ndal nga ndihmësi i Pep Guardiolas, për ta pyetur çfarë po ndodhë./Lajmi.net/