Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave fillon stërvitjet për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2021

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave ka filluar fazën përgatitore në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2021.

Sport

12/03/2021 22:26

Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave është mbledhur sot për t’u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të javës së ardhshme, transmeton lajmi.net.

Grumbullimi është bërë në Istog ku vajzat do të përgatiten deri të mërkurën, kur Kombëtarja niset për në Austri. Në Austri, Kosova do ndeshet me Austrinë dhe Italinë në kualifikimet për Botërorin 2021.

Stërvitjen e së premtes mbrëma e ka udhëhequr selektori, Agron Shabani, i ndihmuar nga Faruk Shala e Valbona Rudaku.

Grupi i lojtareve nuk ishte i kompletuar pasi shumë prej tyre kanë ndeshje në fundjavë. Për ndeshjet në Austri, Kosova udhëton me mungesa të rëndësishme, por theksohet përkushtimi për angazhim maksimal për të arritur më të mirën.

Për herë të parë me Kombëtare janë grumbulluar Kristina Ukaj e Yllka Shatri./Lajmi.net/