Conte mund të mbesë pa yllin e skuadrës ndaj Torinos

Christian Eriksen është raportuar se ka inflamacion në gjurin e tij të majtë.

Sport

12/03/2021 15:24

Inter është duke kaluar në një formë shumë të mirë, duke u renditur në pozitën e parë me katër pikë më shumë sesa përcjellësi më i afërt AC Milan (64 pikë), transmeton lajmi.net.

Gianluca Di Marzio ka njoftuar se danezi ka probleme të vogla me gjurin e tij të majtë.

Analizat përfundimtare do të kryhen nesër para se të marrin një vendim nëse do grumbullohet për ndeshjen kundër Torinos të dielën në 15:00.

Edhe nëse Eriksen do të thirret, ka pak shanse për ta parë atë të fillojë nga minuta e parë. Gagliardini është gati në vend të tij./Lajmi.net/