Vidal përfundon me sukses operacionin në gju, zbulohen detajet

Klubi i Interit ka konfirmuar se Arturo Vidal ka pasur sukses në operacionin e gjurit që është nënshtruar.

Sport

12/03/2021 11:01

“Këtë mëngjes, Arturo Vidal iu nënshtrua një operacioni në gjurin e tij të majtë në Institutin Humanitas në Rozzano”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubit, përcjell lajmi.net.

“Kirurgjia ishte krejtësisht e suksesshme. Lojtari do të largohet nga spitali në mëngjesin e hershëm dhe do të fillojë fazën e rehabilitimit në ditët e ardhshme”, bëjnë të ditur ata.

Raporimet nga Italia bëjnë të ditur se ish-mesfushori i Barcelonës do të jetë jashtë fushave për gati një muaj.

Kiliani mund të rikthehet për ndeshjen ndaj Napolit, e cila zhvillohet më 18 prill./Lajmi.net/