Man City fiton me rezultat të thellë ndaj Southamptonit

Manchester City ka fituar bindshëm me rezultat 5-2 ndaj Southamptonit.

Sport

10/03/2021 21:04

Përkunder faktit që Southampton tregoi një ndeshje shumë të mirë, nuk arriti t’i bëjë ballë liderit të Premierligës, shkruan lajmi.net.

Kevin De Bruyne shënoi dy gola për të vërtetuar edhe një herë rolin e tij të jashtezakonshëm ne klub.

Edhe Riyad Mahrez, pasi u shpall lojtari mq i mirë i muajit, shënoi dy gola gjatë ndeshjes së sotme.

Ilkay Gundogani ishte golashënuesi tjetër.

Ward Prowse dhe Che Adams shënuan ishin golashënuesit për skuadrën e Southampton.

Me këtë fitore, City ka 65 pikë, ndërsa Southampton mbetet në kuotën e 33 pikëve./Lajmi.net/