Man City ‘shpartallon’ Southampton në pjesën e parë

Manchester City ka arritur që të mbyllë pjesën e parë ndaj Southampton me fitore 3-1.

Sport

10/03/2021 19:50

Kevin de Bruyne ishte golashënuesi i parë në këtë ndeshje, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 15-të, shkruan lajmi.net.

Më pas, nga penalltia Ward Prowse 25′ arriti që të barazoi shifrat për Southamptonin.

Megjithatë, ky barazim zgjati vetëm për 15 minuta, pasi Riyad Mahrez shënoi një gol për t’i dhënë epërsinë Citizens.

Në përfundimin e pjesës së parë, Ilkay Gundodan shënoi edhe një herë tjetër për të përfunduar pjesën e parë me rezultat 3-1./Lajmi.net/