Buffon ka një mesazh para ndeshjes me Porton në LK

Gianluigi Buffon ka zgjedhur rrjetin e tij social Twitter, për të përçuar një mesazh.

Sport

06/03/2021 23:29

Veterani i Juventusit, portieri, Gianluigi Buffon, ka reaguar pas fitores së Juventusit ndaj Lazios në kuadër të xhiros së 26-të të Serie A, transmeton lajmi.net.

Buffon zgjedhi rrjetin e tij social, Twitter, për të përçuar një mesazh motivimi dhe paralajmëroi se skaudra tani është gati për ndeshjen ndaj Portos.

Juventus do të ndeshet në mesjavë ndaj Portos, në një ndeshje të zjarrtë të cilën e humbi në Porgugali. “Bianconerët” duhet të rikthejnë rezultatin pas humbjes 2-1 ndaj portugezëve.

“Një reagim nga një skuadër e madhe, një reagim nga Juventusi!” tha Buffon.

“Tani, koncentrim maksimal për ndeshjen e të martës!”, përfundoi Gianluigi Buffon./Lajmi.net/