Bayern Munich-Borussia Dortmund, formacionet e mundshme
Bayern Munich pret në shtëpi Borussia Dortmundin në derbin e njohur ndryshe edhe si “Der Klassiker”, ku mysafirët do të tentojnë të sigurojnë fitoren e tretë radhazi, që t’i mbajnë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve.
Sport
Kurse, kampioni i Bundesligas Bayerni, duhet të evitojë humbjen në “Allianz Arena”, që ta sigurojnë vendin e parë të tabelës, ku ndiqen nga skuadra e RB Leipzig, që ka dy pikë më pak se “Bavarezët”.
Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, të dy skuadrat kanë nga katër fitore, një barazim dhe një humbje, përcjell KosovaPress.
Për Bayernin në këtë ndeshje nuk do të paraqiten Corentin Tolisso, Douglas Costa, Alexander Nubel dhe Tanguy Nianzou, kurse Dortmundi do të jetë pa Manuel Akanji, Axel Witsel dhe Marcel Schmelzer, ndërsa në dyshim janë Sancho dhe Raphael Guerreiro.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni të bashkangjitura më poshtë.
Bayern Munich (4-2-3-1): Neuer; Sule, Boateng, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Sane, Muller, Gnabry; Lewandowski
Borussia Dortmund (4-2-3-1): Hitz; Morey, Can, Hummels, Schulz; Delaney, Dahoud; Hazard, Brandt, Reus; Haaland
18:30 Bayern Munich (1) – Borussia Dortmund (5) (Stadiumi Allianz Arena)