Reagimi i Contes ndaj Hakimit, pasion i ‘çmendur’ nga italiani

Interi ka arritur të marrë rezultat pozitiv ndaj Parmës, duke fituar 2-1 pas golave të shënuar nga Alexis Sanchez.

Sport

05/03/2021 08:53

Me këtë fitore ‘Nerazzurri’ janë larguar gjashtë pikë nga përcjellësi më i afërt, AC Milan dhe janë në rrugën e duhur për të fituar titullin e 31-të në Serie A, shkruan lajmi.net.

Vëmendje të veçantë në këtë ndeshje mori edhe reagimi i trajnerit Antonio Conte ndaj Achraf Hakimit në minutat e fundit të ndeshjes.

Anësori vlerësohet shumë për punën e tij të Interi këtë sezon dhe Conte e ka ‘shtrydhur’ atë në fund të ndeshjes, duke e uruar për lojën që po bën.

Më poshtë mund të shihni edhe reagimin e Contes:

 /Lajmi.net/