Dybala mungon ndaj Portos, do udhëtojë në Austri për tjetër konsultë

Media e njohur italiane, "Tuttosport", ka zbuluar se sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala do mungojë në ndeshjen kthyese ndaj Portos dhe do rikthehet në Austri për një tjetër konsultë lidhur me lëndimin në gju.

Sport

04/03/2021 16:58

Argjentinasi ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje këtë edicion në Seria A dhe ka humbur tetë ndeshjet e fundit shkaku i problemeve me ligamente, transmeton lajmi.net.

Trajneri Andrea Pirlo shpreson që Dybala të rikthehet, por 27-vjeçari nuk duket se do jetë i gatshëm për ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Portos.

Sipas gazetës, ai do udhëtojë që të takohet me profesor Fink në Austri, që është specialist dhe konsultues për të shikuar progresin.

Juventus është duke u përgatitur për t’u përballur me Lazion në vikend dhe Leonardo Bonucci pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e madhe.

Gjithashtu, Juan Cuadrado që ka hasur probleme në muskuj do jetë i gatshëm për ndeshjen e vikendit./Lajmi.net/